Veliaj: Djegia e mandateve, marrëzi

schedule14:21 - 29 Prill, 2019

schedule 14:21 - 29 Prill, 2019

Ndërkohë, kryetari i bashkise së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Klan Maqedoninë, e përjashton mundësinë e një marrëveshje mes mazhorances dhe opozites. Veliaj e cilëson djegien e mandateve, marrëzi.

“Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësoredo të marrin goditjen e merituar”.

Pikëpyetje për marrëdhëniet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama ka ngjallur kjo deklaratë e shefit të qeverisë dhe përtej kufirit. Gazetari i Klan Maqedonisë ia sjell në vëmendje kryebashkiakut, ndërsa ky kthehet në kohë dhe tregon si e ka pritur.

“Edi Rama ka bërë një batutë shumë të hollë, shumë fine. Për të gjithë ata që kanë jetuar në Shqipëri, si unë, ka qenë një lojë me teoritë e konspiracionit, nëse dikush po bën një punë, partia duhet të marrë një masë se po rivalizon dike. Kemi qesh me lot sa njerëz e morën seriozisht”, tha Veliaj.

Djegien e mandateve të opozitës dhe deklaratat e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që të garantojë procesin zgjedhor, kryetari i Bashkisë së Tiranës e quan marrëzi. Gjithashtu Veliaj përjashton mundësinë për një marrëveshje mes palëve.

“Po ndodh ajo që është vlerësuar nga të gjithë, një marrëzi e paprecedentë. Imagjinoni nëse kjo marrëzi shpërblehet në Shqipëri dhe partia që ka humbur zgjedhjet këtu të kthehet. Ne e provuam marrëveshjen në 2107-n ku ia dorëzuam qeverinë kundërshtari. Ata janë në ate situate ku familjet kanë ndryshuar shtetësinë, e se shohin vetën këtu. E kane pas ata Tiranën dhe Shqipërinë dhe kemi pas kuotat më të ulëta. I sugjeroj se duhet me gjet një program alternativ. Më jep një program dhe një kandidat”, tha Veliaj.

Veliaj thotë se 42 parti të tjera të regjistruara në KQZ për të marrë pjesë në vendoret e 30 Qershorit po plotësojnë vakumin e krijuar nga opozita. Ndërkohë ai shigjeton kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin historik të saj.

“PD se hoqi askush nga gara, nuk besoj se i është lut kush kundërshtarit të vet të hyjë në gra. Nëse sheh lidershipin e PD, krejt familjet e tyre i kanë me nënshtetësi holandeze dhe austriake. Vetë kanë dhënë mesazhin se nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri. Një lider tjetër që SHBA si ka dhënë vizën ka vendos me e djeg të gjithë trashëgiminë”, tha Veliaj.

Ndërsa vetë Erion Veliaj në emër të socialisteve do të kërkojë një mandat të dytë për të qeverisur Tiranën, por a do të jetë kjo një garë e fortë ndërsa përballë mund të mos ketë një kandidat nga opozita?

“Edhe ata janë duke bërë llogaritë e tyre. Unë nuk bëj llogaritë e bastexhinjve. Unë bëj llogaritë e qytetit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!