Veliaj: Berisha dhe Basha nuk krahasohen me Ramën, arsyeja pse e duam mandatin e tretë

schedule22:33 - 14 Shtator, 2020

schedule 22:33 - 14 Shtator, 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se qeveria aktuale duhet të marrë një mandat të tretë për punët që ka për të bërë në të gjithë Shqipërinë. Veliaj tha se Rama nuk krahasohet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së sot Lulzim Basha. “Kur Berisha vendosi të ikte në mbarimin e dy mandateve kishte djalin që i kishte hedhur një fshat në erë, Gërdecin, ndërsa Basha me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës “mbaruan punët, u prish zogu i zi, ardhja e Bashës na çoi në gjumë” tha ai te Real Story.

I pyetur se pse shqiptarët duhet të votojnë Edi Ramën për një mandat të tretë, Veliaj tha: “Kush jeton në Tiranë mjafton të shikojë pazarin e ri, Bulevardin, sheshin. Një pjesë e njerëzve që ishin kundër në sondazhe na rezulton se janë pro tashmë. Po do ta kesh mirë me të gjithë, i bie që të mos bësh asnjë punë. Ne kemi zgjedhur të bëjmë pak debat dhe shume punë, për këtë na votojnë”, theksoi Veliaj. Abcnews.al