Kreu i bashkisë Erion Veliaj mirëpriti sot maratonën në fazën e fundit të saj. Teksa përshëndeti pjesëmarrësit nga e gjithë bota, nga Azia dhe përfaqësues edhe nga Lugina e Preshevës, Veliaj sqaroi arsyen se pse këtë vit nuk do të marrë pjesë në garë.
“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”.
I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha:”Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe mamanë,. Por e sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”./ abcnews.al