Veliaj: 20 rrugë në Tiranë do të pajisen me korsi biçikletash

schedule18:26 - 30 Prill, 2020

schedule 18:26 - 30 Prill, 2020

Në një intervistë për “ABC News”,  kryebashkiaku Veliaj tregoi se në Tiranë do të zgjerohet rrjeti i korsive të biçikletave në 20 rrugë.

Veliaj Bëri me dije se periudha e pandemisë tregoi se ulja e numrit të automjeteve dhe rritja e përdorimit të biçikletave ndikoi direkt edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Jo vetëm rruga “Myslym Shyri”, por rreth 20 rrugë në Tiranë do të pajisen me korsi biçikletash, këtë po e bën Parisi sot.

Filozofia e madhe e transformimit urban të qyteteve mbas Covid siç deklaroi Bebe Sale përpara një jave në Milano, siç deklaroi Abidial  Godien në Paris, siç deklaroi në muajin e kaluar Sadiq Kane në Londër repsektivisht është një qytet i cili do të duhet të bashkëjetojë me distancën sociale. Edhe sot verdikti është që distanca sociale si mjet komunikimi në qytet e garanton 100% vetëm biçikleta.

Lexo edhe: Do të ketë hapje masive? Veliaj flet në “ABC News” për menaxhimin e pandemisë në kryeqytet

Na erdhi një situatë e jashtëzakonshme ndaj të gjitha qytetet progresiste sot në botë po kthejnë shirita ose rripa ose korsi të dedikuar për parkim automjetesh që rrijnë me orë të tëra në korsi biçikletash dhe korsi trotuaresh. Kështu që nuk është vetëm “Myslym Shyri” janë rreth 20 rrugë”, deklaroi Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!