Mesfushori i Interit, Matias Vecino, mund të largohet nga zikaltrit. Është klubi i Napolit që ka shfaqur interes për shërbimet e uruguaianit dhe tashmë kanë nisur bisedimet mes klubeve.
Sipas raportimit të gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja me lojtarin pritet të arrihet në orët e ardhshme. Ai shkruan se negociatat kanë nisur dhe priten zhvilleme të reja shumë shpejt.
29-vjeçari është transferuar në “San Siro” në vitin 2017, kur u ble nga Fiorentina. Vecino numëron 79 ndeshje me fanellën e Interit në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 8 gola. /abcnews.al
Napoli have opened talks with Inter to sign Matias Vecino. Personal terms to be agreed on next few hours. ?? @DiMarzio @SkySport #Napoli #Inter
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 23, 2020