Veç i imi! A janë bashkë Luar & Sardi apo na konfuzuan akoma më shumë?

schedule19:10 - 4 Korrik, 2022

schedule 19:10 - 4 Korrik, 2022

Luar dhe Sardi Struga së fundmi kanë sjellë bashkëpunimin e tyre për verën, këngën “Veç i imi”. Teksa po tregonin se si kishte ardhur bashkëpunimi në ‘Abc e Pasdites’, moderatori Ermal Peçi i pyet të dy se prej sa kohësh njiheshin bashkë qoftë si këngëtar por dhe si Sardi e Luar.

“U bë viti” tha Luar teksa u kthye dhe po i qeshte Sardit. Ndërsa ai tha “Jo, nuk është bërë viti”. Sërish Ermali ndërhyn duke i thënë “e ndjej që ky emision mund të përfundoj këtu”, gjë që shkaktoi shumë të qeshura.

Me tej Sardi shton se janë njohur në studion e tij muzikore, ku kishte shkuar për të bërë një këngë dhe Luari i tregon demot e vjetra. Luari tha se ishte një demo e 2019 dhe e kishte bërë në 5 të mëngjes me pak verë.

“Jo aspak në banjo ishte 5 e mëngjesit, pak verë po rrija dhe më doli. Nuk po mw zinte gjumi dhe kam shumë këngë ia kam treguar disa vetave por si gjthmonë “po sikur s’bën”, po shumë dramatike” dhe prita deri momentin e duhur që të shihja dikë tjetër që të thoshte super”, tregoi Luar.

Bashkëpunim ky që i dha zë portaleve, të cilët së fundmi shkruajnë që mes dy këngëtarëve mund të ketë një marrëdhënie jo vetëm profesionale. Duke qenë në këtë tymnajë të krijuar, Ermali guxoi t’i pyeste: “Portalet plasen çfarë i bëri bashkë Sardin dhe Luar? Dashuria juaj, ndoshta thanë fansat tuaj?”

“Jemi si kokrra e mollës. Mendoj nuk e kanë kaluar masën. Kur të gjejnë foton, kur ta keni aty pastaj mund ta kenë kaluar masën, e kemi kaluar dhe ne i bie. Mjafton që të mos flasin gjithë kohës për këtë punë, kjo do më shqetësonte sepse kënga nuk është pëlqyer, por përderisa komentet…’

Kemi një këngë bashkë. Mendoj që na ka shërbyer mirë”, tha Sardi.

Sërish Ermali i ngacmon se duken të këndshëm nëse do ishin bashkë, por Luar shton “se nuk na kanë parë në këmbë se jemi disnivel”.

“Për hir të së vërtetës, kur e nxorrëm foton dhe ne vetë menduam që do jetë diçka që do ngacmoj”, tha Sardi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!