Vdiq pasi ra nga anija në Vlorë, vajza dyshohet italiane, kishte fraktura të shumta

schedule22:35 - 3 Shtator, 2021

schedule 22:35 - 3 Shtator, 2021

Ende e paidentifikuar është shtetasja që humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi ra nga lartësia e një anije turistike. Gazetari i ABC, Elton Nika, raporton se dyshohet që vajza rreth 25-vjeç të jetë me origjinë italiane.

Anija turistike operonte linjën Vlorë – Sazan – Karaburun. Kanë qenë efektivët e policisë ata që e çuan vajzën në spital pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur.

Në momentet e para 25-vjeçarja ka qenë në jetë por në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Burime nga spitali i Vlorës raportojnë se vajza kishte fraktura të mëdha në kokë çka dyshohet se është shkaktuar gjatë rënies nga anija. Po ashtu raportohet se e reja kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së ujit.

LEXO EDHE: E reja u rrëzua nga anija dhe gjeti vdekjen, ky është kapiteni “Jack Sparrow” i arrestuar në Vlorë

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. I arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.

Në foto e publikuar në rrjetet sociale shihet se i arrestuari ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow i cili është personazhi kryesor i serialit Pirates of the Caribbean./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!