Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdiq nga zjarri, Rama shpreh ngushëllime për familjarët e 64-vjeçarit në Gjirokastër

schedule22:10 - 3 Gusht, 2021

schedule 22:10 - 3 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë, ku edhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër

Rama shprehet se po vijon pa pushim operacioni për shuarjen e flakëve.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…” /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!