Vdiq në kopshtin privat, fëmija 3 vjeç kishte shenja në fyt

schedule14:40 - 7 Janar, 2022

schedule 14:40 - 7 Janar, 2022

Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kopshtin e institucioni Arsimorë Jopublikë “Flatrat e dijes” në Fier.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!