Vdes shqiptarja e parë nga koronavirusi

schedule22:51 - 9 Mars, 2020

schedule 22:51 - 9 Mars, 2020

Konsullja e përgjithshme shqiptare në Milano, Anila Pojani ka deklaruar se një shqiptare e moshës 60 vjeçare ka humbur jetën në Itali për shkak të një arresti-kardiak, por sipas saj ajo rezultonte e prekur nga koronavirusi.

Ndër të tjera konsullja bën me dije për Real Story, se shqiptarja ishte me origjinë nga Durrësi, ndërkohë familjarët e të ndjerës janë futur në karantinë në shtëpitë e tyre.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo është shprehur se dokumentacioni i viktimës në konsullatë ka mbërritur këtë të hënë dhe në bazë të urdhrit të dhënë nga kryeministri italian pritet që të vendoset dhe në lidhje me ceremoninë mortore të 60 vjeçares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!