Një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka vdekur nga koronavirusi, ndërkohë zyrtarët e tjerë të lartë konfirmohen të jenë të infektuar.
Ministria iraniane e Shëndetësisë regjistroi 523 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e të infekttuarve në vend në 1 501. Numri i të infektuarve shënoi një rritje prej 53 për qind që nga dita e djeshme, raporton abcnews.al.
Mohammad Mirmohammadi, 71 vjeç, ishte një anëtar i Këshillit i cili këshillonte Khamenei. COVID-19 tashmë ka infektuar nënkryetarin dhe ministrin e shëndetësisë të Iranit.
Vdekja e tij vjen pasi vendi refuzoi të hënën ndihmën e sekretarit të shtetit Mike Pompeo – i cili njoftoi javën e kaluar se SHBA-të ishin të shqetësuar që Irani ishte i rrezikuar nga përhapja e virusit.
“Ne as nuk pranojmë ndihma të tilla as nuk mbështetemi në ndihma që tregohen vetëm me fjalë tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Abbas Mousavi.
Ai shtoi se vendi ka qenë gjithmonë “i dyshimtë” për qëllimet amerikane dhe se qeveria amerikane po përpiqej të dobësonte iranianët për shkak të përhapjes së virusit.
Shkalla e vdekshmërisë së Iranit nga virusi është afërsisht 5.5 për qind, krahasuar me një normë të përgjithshme vdekshmërie prej rreth 2 për qind në Kinë.
Dallimi në normat e bazuara deri më tani ka bërë që njerëzit të frikësohen se numri i infeksioneve në Iran është më i lartë se sa vendi ka raportuar zyrtarisht. Rasti i parë i vendit u raportua më pak se dy javë më parë.
Virusi ka vrarë të paktën 66 njerëz në Iran, numri më i lartë i vdekjeve jashtë Kinës.
Irani ndërkohë ka marrë masat për të testuar “dhjetra mijëra” njerëz pas një numri të madh rastesh të konfirmuara të shtunën.
Vendi ka mbyllur shkollat dhe universitetet për shkak të COVID-19, por faltoret fetare shiite kanë mbetur të hapura.
Shumica e vendeve në Lindjen e Mesme kanë ndaluar udhëtimet për në Iran.
India të hënën njoftoi dy raste pozitive të COVID-19, sipas ministrisë së Shëndetsisë të vendit.
Një person u zbulua se ishte i infektuar në New Delhi dhe kishte një histori udhëtimi nga Italia.
Tjetri ishte nga shteti jugor i Telangana dhe kishte një histori udhëtimi nga Dubai.
Të dy pacientët janë duke u vëzhguar nga afër.
“Në varësi të përhapjes globale, kufizimet ndaj udhëtimeve mund të vendosen si masë paraprake,” tha Dr. Harsh Vardhan, ministri i shëndetësisë dhe mirëqenies.
Agjensitë e inteligjencës kishin shqetësime për mungesën e masave të marra në Indi dhe thanë se popullsia e dendur e tij mund të nxisë një përhapje më të gjerë sipas Reuters .