Fatemeh Rahbar, anëtarja e sapozgjedhur e parlamentit iranian, vdiq nga koronavirusi të premten.
Rahbar ishte deputete e Teheranit. Pasi shëndeti i saj u përkeqësua, ajo u mbajt në jetë me pajisje oksigjeni, shkruan abcnews.al.
Ajo është e para politikane e njohur femër që vdes nga koronavirusi në Iran.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, e cila njoftoi gjithashtu të premten se 124 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve është 4 747.
Sipas ministrisë gjatë 24 orëve të kaluara, janë indentifikuar edhe 1.234 raste të tjera.
“Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit, 17 pacientë vdiqën dhe numri i të vdekurve u rrit në 124,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianoush Jahanpour.