Sot mediat italiane kanë humbur një prezantuese të njohur. Nadia Toffa është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit, të cilën fakteqësisht nuk e ka fituar dot. Toffa drejtonte emisionin “La lene” që prej vitit 2016. Ka qenë pikërisht faqja zyrtare e programit që ka dhënë lajmin e trishtë që Toffa është ndarë nga jeta.
40-vjeçarja u diagnostifikua me kancer në vitin 2017 dhe madje shkroi edhe një libër për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si “një dhuratë, një mundësi”.
Gjithsesi, njerëzit do ta mbajnë mend si një grua që luftoi me dinjitet me këtë sëmundje dhe qëndroi e fortë deri në fund.