Një 80 vjeçar në Kosovë ka humbur jetën nga koronavirusi.
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare në Kosovë bën me dije se viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Viktima me inicialet A.G ishte me vendbanim në Prishtinë .
Tashmë numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi ka shkuar në 35.