Vdes gruaja pasi humbi foshnjën/ Tiranë, 37-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, u dërgua nga materniteti

schedule18:37 - 8 Tetor, 2024

schedule 18:37 - 8 Tetor, 2024

TIRANË- Një 37-vjeçare nga Shëngjergji në Tiranë ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Prej të shtunës ajo po mbahej në reanimacion ku u shtrua  pasi  në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” humbi fëmijën që priste të sillte në jetë.

Pak ditë pas qëndrimit në maternitetet e reja ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT për trajtim më të specializuar.

Burime nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë thonë se shkak për humbjen e jetës së 37-vjeçares është bërë bilirbina e lartë. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!