Familjarët e një 56 vjeçare e cila vdiq në urgjencën e spitalit të Durrësit akuzojnë mjekët për neglizhencë. Por përmes një deklarate shtypi, autoritetet e spitalit thonë se kjo nuk është e vërtetë.
Familjarët e 56 vjeçares Ervehe Dedej, e cila humbi jetën në urgjencën e Durrësit kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. Vëllai i të ndjerës Albert Dedej, pretendon se bluzat e bardha pavarësisht gjendjes për tre orë nuk ia vizituan motrën.
“Jam prezent vetë, dy orë ka qenë nëna ime me motrën, një orë kam ndenjur unë vetëatje. Serumi i motrës sime është vënë dy orë pasi unë kam arritur në spital”.
Menjëherë pas denoncimit publik ka reaguar edhe spitali i Durrësit. Në një komunikatë për mediat, ata hedhin poshtë pretendimet e familjarëve për neglizhencë.
Në reagim thuhet se 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga mjekët, ndërsa mbetet në pritje të pergjigjes së ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.
Gruaja kishte shkuar në urgjencë pasi kishte konsumuar një sasi medikamentesh./abcnews.al