Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes gjenerali serb që e nëshkroi kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë

schedule14:48 - 1 Shkurt, 2022

schedule 14:48 - 1 Shkurt, 2022

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviç, që kishte nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78 ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Nën Marrëveshjen e Kumanovës e cila ishte edhe marrëveshja që kapitulloi Jugosllavinë, ushtria jugosllave dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-së në Kosovë, dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.

Marrëveshja e Kumanovës kishte ardhur pas pesë ditësh negocimi. Rezultati i kësaj Marrëveshje ishte bërë publik nga gjenerali britanik, Michael Jackson, i ndjekur edhe nga gjenerali jugosllav Marjanoviq./Express/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!