Vdes foshnja në spital, i gjenden shenja të prerash me thikë

schedule16:21 - 13 Shkurt, 2018

schedule 16:21 - 13 Shkurt, 2018

Një foshnje dy-javëshe ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Glozheni”, pasi kishte lindur në kushtet e shtëpisë. Grupi hetimor ka gjetur disa të prera në këmbë e kokë, që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet prerës.

Deri në këto moment, policia shprehet e rezervuar për këtë rast, pasi ngjarja është në zhvillim e sipër. Edhe nëna e foshnjes dy-javëshe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve kanë mundur ta rikthejnë në jetë, pas komplikacioneve të lindjes.

Sipas policisë, 40-vjeçarja me inicialet V.K. rezulton se është me çrregullime mendore. Për këtë ngjarje, materniteti ka raportuar në polici dhe janë marrë të gjitha materialet e nevojshme, për të hetuar se si pse nëna nuk është dërguar për lindje në spital, por është mbajtur në kushtet e shtëpisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!