Vdes 53 vjeçarja në autobusin e linjës “Tirana e Re”

schedule16:56 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 16:56 - 20 Dhjetor, 2017

Më datë 20.12.2017, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të Re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se :

Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga serdiljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën.

Sipas mjekut të ambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!