“Vdekjen e burrit dhe vajzës e mora vesh nga rrjetet sociale”, flet Vanessa Bryant

schedule20:22 - 24 Tetor, 2021

schedule 20:22 - 24 Tetor, 2021

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, ka thënë se për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit të saj ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”.

Si pasojë ajo është duke paditur Departamentin e Sherifit të Los Angjelosit për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë. Vanessa thotë se oficerët kanë shpërndarë fotografi nga skena e aksidentit, duke përfshirë trupat e Giannas dhe Kobës.

“Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, ka thënë ajo.

Ylli i basketbollit ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë në aksidentin me helikopter në janar të 2020-ës./abcnews.al