Vdekja tragjike e Kobe Bryant, aksidenti u shkaktua nga mjegulla e dendur

schedule14:39 - 27 Janar, 2020

schedule 14:39 - 27 Janar, 2020

Mediat amerikane publikojnë arsyet kryesore të aksidentit tragjik ku humbi jetën ish basketbollisti Kob Brajant, vajza e tij 13 vjecare dhe 8 persona të tjerë. Mjegulla e dendur dhe sikueshëmria e ulët ka bërë që piloti të mos shohë në kohë kodrën me të cilën u përplas.

Ndërsa bota vijon të bëjë homazhe për Kon Brajant, hetuesit përpiqen të zbardhin shkaqet e aksidentit që shkaktoi vdekjen e tij.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se përreth zonës ku u përplas helikopteri, shikueshmëria ishte e ulët dhe piloti i helikopterit mund të jetë mashteuar nga mjegulla.

Helikopteri u përplas me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë në një kodër 500 metra mbi nvelin e detit, ndërsa është shumë e vështirë të merren trupat e pajetë për shkak të terrenit, aq sa mjekët mendojnë se do të duhen të paktën 48 orë.

Helikopteri i Brajant u nis nga Santa Ana në kontenë e Orinxh, në jug të Los Anxheles rreth prës 9 të mëngjesit me oërn lokale. Kontrollorët e trafikut ajror kishin paralajmëruar për shikueshmëri të ulët në zonë.

Pas 40 minutash fluturim helikopteri ishte gjendur përballë një kodre 500 metra të lartë dhe u përpoq të ngjitej menjëherë për të shmangur përplasjen, por nuk ia dli. Kur u përplas helikopteri fluturonte me 300 kilometra në orë.

Një nga pilotët që shpesh udhëtonte me Brajant u shpreh se arsyeja kryesore e tragjedisë ka të bëjë me kushtet e motit dhe jo me një difekt teknik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!