Vdekja e tre vajzave në Patras, mjeku ligjor: Janë bërë lëshime të tmerrshme në raportet e rasteve

schedule19:14 - 26 Prill, 2022

schedule 19:14 - 26 Prill, 2022

Grigoris Leon në Greqi ka treguar për mediat për gabimet që janë bërë në raportin fillestar mjeko-ligjor pas vdekjes së vogëlushes Iris. Bëhet fjalë për rastin që ka tronditur opinionin publik në Patras të Greqisë ku 33-vjeçarjaRoula Pispirigou akuzohet të jetë përgjegjëse për vdekjen e tre vajzave të saj të mitura.

“Është një çështje që duhet ta shikojmë në një vit të dytë. Kryesisht në nivelin e procedurave, protokolleve dhe udhëzimeve. Nuk më intereson mua personalisht, por në tërësi, theksoi Leon dhe u shpreh se “çdo gjë shkoi keq me vdekjen e Irisit”.

Sipas tij, pasi u raportua vdekja e vajzës gjashtëmuajshe, duhej të ishte njoftuar policia dhe të ishte dërguar një mjek në shtëpi për të bërë konstatimet e para.

“Kështu do të ishte zbardhur një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me kohën e vdekjes”, shtoi presidenti i Shoqatës Helenike të Mjekësisë Ligjore.

“Duhet të shikojmë sërish procedurat dhe në këtë duhet të ndërhyjë shteti që të mos kemi më të tilla çështje”, shtoi ai.

Kurse avokati Apostolos Lytras është shprehur se janë bërë “lëshime të tmerrshme” në  lidhje me vdekjen e dy fëmijëve të parë të familjes Daskalaki-Pispirigou.

Siç tha ai, nëse Georgina nuk do të kishte vdekur, nuk do të zbuloheshin gabimet që tani janë vënë në dukje nga raportet mjeko-ligjore .

“Nëse bëhet fjalë për mbytje dhe vrasje, atëherë ai që e ka kryer këtë akt do të ishte në mesin tonë” , shtoi ai.

Më pas ai iu referua rrobës së Irisit, të cilën nëna 33-vjeçare apo motra e saj e çoi në polici dhe avokati theksoi se askush nuk u aktivizua për të parë “nëse i ka ndodhur diçka kësaj rrobe”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!