Teksa Roula Pispirgou e akuzuar për vdekjen e vajzës së saj 9-vjeçare qendron në paraburgim, gjithçka tregon se pas Roulës fshihet një person tjetër i cili e ka mbështetur 33-vjeçaren në vrasjen e të bijës.
Roula dyshohet të ketë vrarë edhe 2 vajzat e saj të tjera, Malenën dhe Irisin, sipas autoriteteve greke.
Protothema.gr shkruan se personi që ka ndihmuar 33-vjeçaren është një burrë të cilin Roula e ka takuar pak ditë pas vdekjes së Georgina, në janar të 2022.
Ky person e ka mbështetur dhe i ka ofruar ndihmë të madhe, siç pretendon ajo, pa dhënë më shumë detaje se kush mund të jetë.
Lexo edhe: Vdekja e tre motrave në Patras, eksperti: Shenjat në fytyrën e Malena-s tregojnë mbytje
Edhe bashkëshorti i Roulës, Manos Daskalakis është në dijeni të burrit misterioz që ka ndihmuar Roulën.
Sipas gjetjeve specifike që kanë dalë nga kontrolli i autoriteteve për laptopët dhe celularët e Roula Pissirigou, 33-vjeçarja ishte kujdesur të fshinte nga kudo kodet e saj dhe kopjet rezervë, të gjitha kërkimet e saj potencialisht të dyshimta.
Në të njëjtën kohë, janë fshirë të dhënat e viteve të fundit, gjë që mund të çojë në kërkime për substanca të dyshimta në vitet e mëparshme./abcnews.al/