Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku 31-vjeçari Ilvi Meta, vari veten brenda qelisë në Komisariatin e Kavajës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë u ngrit një grup hetimor, ndërsa u arrestuan 3 punonjës policie që ishin në shërbim në dhomat e paraburgimit, dhe kishin për detyrë ruajtjen e të burgosurve.
Gjithashtu prej dy ditësh nga ana e familjarëve pretendohet se Ilvi Meta nuk ka kryer vetëvrasje.
Ndërkohë Abc ka siguruar edhe pamjet brenda qelisë ku i riu kreu aktin e rëndë. Siç shihet edhe në video brenda qelisë është vendosur një shirit i policisë, që tregon se aty është zonë krimi.
Ndërsa në pllaka shihet edhe lidhësja me të cilën dyshohet se i riu ka varur veten.
Po ashtu për këtë ngjarje ka patur dhe një raport nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në të cilin thuhet se kjo ngjarje edhe mund të ishte parandaluar, pasi në regjistrin e brendshëm të Komisariatit të Kavajës, ishte lënë porosi e veçantë që 31-vjeçari të mbahej nën mbikëqyrje të vazhdueshme, pasi mund të kryente akte të rënda.
/Abcnews.al/