Vdekja e të riut në duart e policisë, familjarët reagojnë në ABC: Nuk na lejojnë të shohim djalin

schedule11:20 - 20 Tetor, 2022

schedule 11:20 - 20 Tetor, 2022

TIRANË – Vdekja e 32-vjeçarit Laer Kurti, në duart e policisë vijon të jetë e mbuluar me mister. AMP dhe policia deklarojnë se riu është ndjekur me vrap dhe pasi është kapur është dërguar në komisariat. Në këtë momente ai ka pasur një krizë dhe ata janë detyruar ta çojnë me makinën e shërbimit në spital për shkak se ambulanca është vonuar. Ndërkohë spitali i Traumës raporton se i riu ka mbërritur pas shenja jetë.

Së fundmi gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka mundur të komunikojë me familjarët e viktimës. Një i afërm i familjes ka deklaruar se morgu i Tiranës nuk i lejon që të shohin trupin e 32-vjeçarit.

“Një prej të afërmeve ka thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar. Se gjatë mëngjesit të sotëm në morgun e Tiranë dhe në ambientet e policisë nuk e kanë lënë të shohin djalin e tyre” tha gazetarja Kodra.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së të riut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!