Rritja alarmante e shifrave të infektimit me koronavirus ka detyruar Malin e Zi që të vendosë orën policore. Në një lidhje me Skype nga Ulqini, mjeku Arlind Lika komentoi situatën e Covid-19, që u përkeqësua ndjeshëm pas grumbullimit masiv pas vdekjes së kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Metropoliti Amfilohije.
Ai u shpreh se trendi i infeksionit nuk ka rënë akoma, dhe është shumëfishuar aty ku ka patur shumicë serbe. “Masat janë të zakonshmet, mirëpo këtu është vënë një theks i veçantë tek grumbullimi i njerëzve ku ka kontrolle më të mëdha dhe tani për qytetet e mëdhaja është më e vështirë të kontrollohen.
Ka filluar të jepen rezultatet e para por në kryeqytet dhe në qytetet që kanë popullsi më të madhe do të ketë e vështirë me këto masa që janë marrë. Ka patur mijëra njerëz dhe që janë shpërndarë në qytetet e tyre. Secili qytet e ka gjendjen shumë më keq se para kësaj mbledhjeje, dhe kanë dhënë rezultatin e vet dhe protestat dhe festimet e ndryshme politike më herët që ka çuar në rritjen e të infektuarve. “, tha ai. /abcnews.al