Vdekja e nënës gjatë lindjes, dëshmojnë dy mjekë

schedule13:15 - 23 Prill, 2019

schedule 13:15 - 23 Prill, 2019

Menjëherë pas arrestimit policia ka marrë në pyetje dy mjekët që dyshohen për mjekim të pakujdesshëm. Por që të dy ata kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur që 25-vjeçarja pësoi një patologji të rrallë.  

Kardiologu dhe Reanimatori akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe dosja e tyre u dërgua në Gjykatën e Elbasanit ku dhe do të caktohet masa e sigurisë.

Në dëshminë e tyre Mehmet Ibaj 54 vjeç dhe Niko Thana 60 vjeç nuk kanë pranuar akuzat ndaj tyre kërkuan lirim të menjëhershëm.

Ata kanë thënë se 25-vjeçarja Rexhina Debrova  gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Në të njëjtën linjë me dëshmitë e mjekeve ishte dhe reagimi i Spitalit të Elbasanit menjëherë pas ngjarjes. “Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës. Nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator “trombemboli pulmonare” i ashtuquajtur infarkt mushkërie”, thuhet deklaratën zyrtare.

Policia kishte shoqëruar dhe dy infermierë që asistuan në operacionin e Deborvës, por mëngjesin e së martës ato u lënë të lirë. Do jetë ekspertiza shkencore mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe nëse kanë pasur apo jo faj mjekët.  Familjaret e të ndjerës reaguan ashpër dhe kanë kërkuar të zbardhin shkaqet e vdekjes të gruas 25 vjeçare. Ata kanë akuzuar mjeket për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!