Vdekja e Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri nga dy mjekët e arrestuar pranon fajësinë

schedule07:50 - 31 Gusht, 2024

schedule 07:50 - 31 Gusht, 2024

Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi dje licencën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për vdekjen nga mbidoza me ketaminë të aktorit Matthew Perry. Mark Chavez, 54 vjeç, pranoi një marrëveshje me prokurorët dhe pritet të deklarohet fajtor.

Vdekja e Matthew Perry, i cili ishte jashtëzakonisht i popullarizuar si ‘Chandler’ në serialin televiziv ‘Friends’ në tetor 2023 tronditi Hollyëood-in. Një mjek tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Matthew Perry.

Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Përmes avokatit të tij, ai tha se ishte i “penduar” për veprimin e tij.

“Klienti im pranon përgjegjësinë e tij. Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar dhe është jashtëzakonisht i penduar”, u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.

Ky anestetik fillimisht u mor nga aktori si pjesë e seancave për trajtimin e depresionit. Por kur iu mohua rritja e dozës, Matthew Perry u drejtua diku tjetër.

/abcnews.al