Në një intervistë për Real Story, aktivisti Gary Kokalari komentoi vdekjen e Kosta Trebickës ku tha se Ina Rama nuk kishte interes të hetonte çështje që lidhen me Berishen sepse ishte nën pushtetin e tij. Kokalari shtoi se i kishte ofruar ekspertë ndërkombëtar për ekzaminimin e trupit. Ai ngre shqetësime për standardet e drejtësisë në vendin tone, duke përmendur rastin e Erion Veliaj dhe duke kritikuar faktin që, sipas tij, Berisha mbetet i lirë ndërsa të tjerë përballen me drejtësinë.
“Ina Rama është histori tjetër. Ajo ishte nën pushtetin e Sali Berishës. Di një gjë, kishte shumë gjëra që ajo mund të investigonte për sa i përket Sali Berishës. Mbaj mend shumë gjëra gjatë asaj administrate por i dhash edhe asaj informacione, për një autopsi tjetër për Trebickën por ajo nuk kishte interes. Pse?
Nuk kishte asnjë interes. I thash se do të sillnim dikë nga SHBA ta përfshinim që kishte shpjeguar cështje shumë të vështira, që ka ekzaminuar trupa 30 deri në 40 vite të vjetra po ajo nuk kishte interes.
Mund të kalojmë edhe një orë tjetër me këtë temë. Po flasim për drejtësinë, një person me të cilin unë kam bashkëpunuar ishte Erjon Veliaj. Veliaj ishte një mik i mirë i imi, por nuk e di nëse është i fajshëm apo jo në këtë cështje. Ai është në burg aktualisht, ndoshta është fajtor ose jo. Por ai ka nevojë për një gjyq të drejtë dhe nuk e kuptoj pse ai është në gjyq dhe Sali Berisha që unë e njoh, për gjëra që duhet të jetë në burg është i lirë duke tentuar të shkaktojë kaos në Shqipëri.
Është Shqipëria, më duhet të them një sekret. Do jetë e pazakontë edhe për shikuesit tuaj. Nëse dicka nuk shkon me Shqipërinë unë po bëj shaka, por dicka nuk shkon as me SHBA. SHBA mbase po bëhen si Shqipëria.” / abcnews.al /


