Vdekja e George Floyd, Jay-Z financon një reklamë të veçantë në nderim të tij

schedule09:53 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:53 - 3 Qershor, 2020

Në nder të George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën në duart e një oficeri të policisë në Minneapolis, reperi Jay-Z ka financuar një reklamë.

Reklama, e cila u shpërnda në rrjete sociale nga agjensia e reperit Roc Nation, citon një fjalim të Martin Luther King Jr në vitin 1965. “Në përkushtim për George Floyd. #BlackLivesMatter #JusticeforGeorgeFloyd.”, shkruan agjensia.

“Një burrë vdes kur ai refuzon të qëndrojë në këmbë për atë që është e drejtë. Një burrë vdes kur ai refuzon të ngrihet për drejtësi. Një burrë vdes kur refuzon të marrë një qëndrim për të vërtetën”, thuhet ndër të tjera në reklamë.

Reklama u shfaq në New York Times, Chicago Tribunes dhe Philadelphia Enquirer, e nënshkruar nga JAY-Z, Shoqata Kombëtare e Avokatëve të Mbrojtjes Kriminale, Iniciativa Globale e grave, si dhe nga prindërit e Botham Jean, DJ Henry dhe Antwon Rose II – tre të rinj me ngjyrë të vrarë nga policia. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

In dedication to George Floyd. #BlackLivesMatter #JusticeforGeorgeFloyd

A post shared by Team Roc (@teamroc) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!