Dy elektricistë kanë rënë në pranga e policisë së qytetit të Fieri, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Në pranga kanë rënë Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe -Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, të dy me profesion elektricist.
Sipas njoftimit të policisë ndalimi i këtyre dy personave u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal./abcnews.al