“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, që u zhvillua për një javë në Tiranë. Me çmimin aktori më i mirë u nderua Reshat Arbana dhe aktorja më e mirë Luiza Xhuvani. Ndërsa çmimi i Karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
Përmbyllja e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit shqip u përmbyll me “Vdekja e Dantonit“ e regjisorit Dino Mustafiç. Kjo shfaqje u shpall nga juria e festivalit edhe si shfaqja më e mirë ndër 14 trupat e prezantuara.
Çmimi “Aktori protagonist më i mirë”, shkoi për Reshat Arbanën i cili luajti rolin kryesor te “Babai”.pas 50 vitesh ai nderohet me një çmim.
“Është hera e parë që në 50 vjet jetë artisitke marr një çmim. Dhe për këtë i jam mirënjohës dashmirësve të mi, juve të nderuar dhe zhurisë që ma akordoi këtë çmim”
Luiza Xhuvani nderohet me çmimin aktorja më e mirë protagoniste për mishërimin e rolit tragjik të Medeas. Ajo nuk ishte e pranishme çmimi u tërhoq nga aktorja Adriana Tolka.
Ndërkohë që nuk mund të ndodhte ndryshe çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin, edhe ajo nuk ishte e pranishme.
Si regjisori më i mirë u vlerësua Altin Basha për “Gomarin e Babatasit”, realizuar me trupën e Teatër Migjeni të Shkodrës.
Në këtë festival u ndanë edhe çmime të tjera si çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
Çmimi “Aktorja e re më e mirë” për të rinj u shpall Hajat Toçilla.
Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë” për Shkëlzen Veselin tek shfaqja Kalogula.
Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaskën tek shfaqja “Ata që ikin”.
Përtej çmimeve ky festival hapi edhe një dritare të rëndësishme që është debati mbi cilësinë artistike të shfaqjeve. /abcnews.al