Vdekja e çiftit, lirohen të shoqëruarit/ Dropull, vazhdojnë hetimet për autorët

schedule15:16 - 3 Maj, 2024

schedule 15:16 - 3 Maj, 2024

Kosta dhe Kleoniqi Ilia u përcollën në banesën e fundit të premten e zezë të pashkës duke marrë me vete të vërtetën e vdekjes së tyre.

Në kishën e vogël të fshatit Bodrisht të Dropullit ceremonia mortore e ciftit pa fëmijë u ndoq vetëm nga pak njerëz, të afërm e fqinj.

Asnjë prej tyre nuk pranoi të flasë për vdekjen e të moshurave por të pyetur jashtë kameras përjashtojnë mundësinë që çifti të ketë pasur konflikte që mund të çonin në vrasjen e njëri tjetrit.

Ngjarja mbetet e mbuluar me mister.

Rrethanat janë ende të paqarta edhe pse policia në komisariat prej të enjtës ka shoqëruar mbi 10 persona.

Kanë qënë banorë të fshatit bodrisht të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Fillimisht u dyshua për një grabitje, nga persona të afërt me çiftin, por në njoftimin zyrtar policia that e enjten se nuk janë konstatuar dyer apo dritare të thyera ndërsa në brendësi të banesës nuk ka patur çrregullime të orendive.

Edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç u gjeten te pajete dhe me shenja dhune mengjesin e te enjtes nga fqinjet e tyre.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plag në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja po me shenja dhune në trup.

Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Misteri i vdekjes së të moshurëve pritet të zbardhet nga ekspertiza meko ligjore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!