Vdekja e 61-vjeçares në spital/ Korçë, familjarët denoncojnë mjeket. Spitali: Presim hetimet

schedule12:00 - 17 Gusht, 2024

schedule 12:00 - 17 Gusht, 2024

Familjarët e një 61 vjeçare në Korçë që humbi jetën 3 ditë më parë kanë akuzuar mjekët  e spitalit rajonal për neglizhencë.

Tatjana Dajko sipas ta bijës paraditen e të mërkurës kishte shtrëngime në gjoks.  I biri e ka dërguar në urgjencë. Mjekët pasi e kanë mjekuar i kanë thënë të kthehet në shtëpi. Në mbrëmje 61 vjeçarja është ndjerë sërish keq. Familja e ka dërguar sërish në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët e Tatjana Dajko kanë bërë kallzim ndaj dy mjekëve të spitalit të Korçës të cilët po procedohen penalisht.

Abc News kërkoi një reagim për ngjarjen nga spitali i Korçës. Drejtori Litian Broka mbajti këtë qendrim.

“Po e heton çështjen Prokuroria dhe ne jemi të detyruar të presim këtë hetim, pasi nuk mund të dublojmë hetimin e Prokurorisë. Në bazë të rezultatit të hetimit të organit të akuzës, do jenë dhe veprimet tona në vazhdim, për të mbajtur një qëndrim.”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!