Vdekja e 3 motrave në Greqi, i ati do të kërkojë testin e ADN-së për Malenën dhe Irisin

schedule15:23 - 20 Prill, 2022

schedule 15:23 - 20 Prill, 2022

Bashkëshorti i 33-vjeçares në Greqi, e cila akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e tre vajzave të saj, Manos Dasklakis pritet të kërkojë testin e ADN-së për dy vogëlushet e ndjera, Malenën dhe Irisin.

Informacioni është konfirmuar nga gazetari investigativ i emisionit “Të vërteta me Zinëm” në televizionin grek Star.

Megjithatë gazetari Petros Kousoulos thotë se mund të rezultojë se dy fëmijët nuk janë të Manos Daskalakis.

Lexo edhe: Vdekja e tre motrave në Patras, eksperti: Shenjat në fytyrën e Malena-s tregojnë mbytje

Ndërkohë të dyshimta janë veprimet e Roula Pispirgout, e cila ndodhet në paraburgim në Koridhalo për vrasjen e të bijës 9-vjeçare, Georgina.

Autoritetet kanë zbuluar se Roula ka fshirë çdo gjurmë dhe çdo kod emaili nga laptopët, tabletët dhe telefonat e saj celularë, në mënyrë që policia mos të zbulojë asnjë veprimtari të dyshimtë të nënës 33-vjeçare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!