Mediet greke kanë publikuar një dëshmi të re në lidhje me rastin e vdekjes së tre motrave në Patra. Këtë herë dëshmia ka të bëjë me babanë e tre vajzave, Manos Daskalaskis.
Një mike e familjes pretendon se Manos Daskalakis i ka dërguar foto të turpshme në bisedat që dyshja bënte bë rrjetin social Facebook.
Sipas gruas, Manos Daskalakis i ka dërguar fotot nudo . Sipas saj Manos Daskalakis kë flirtuar me të, pasi ka dashur të kryejë marrëdhënie seksuale me të, ndërkohë ishte i martuar me Roula Pispirigou, ndërsa Malena dhe Iris dy vajzat e vogla të familjes kishin ndërruar jetë.
Dëshmitarja tha se ka vazhduar lidhjen me Manos dhe se kanë shkuar bashkë edhe në varret e e vajzave.
“Unë dhe mamaja e tij jemi rritur në të njëjtën lagje. Manon e kam takuar që kur ishte fëmijë dhe e pashë sërish në vitin 2019, para se të vdiste Malena. Ishim shokë në Facebook dhe shkëmbenim mesazhe herë pas here, por një ditë ai më nisi disa foto nudo. I thash turp të të vijë dhe se nëse do ta shihja në rrugë do ta pështyja,” tha mikja e famijes.
Ndërkohë një tjetër dëshmi vjen nga ish-partneri i Roulës, i cili thotë se para se ajo të martohej me Manon kishte një jetë “shumë aktive dashurore”.
Lexo edhe: Nëna e tyre e dyshuara kryesore, nisin hetimet për vdekjen e motrave të Georginës në Greqi
Nëna 33-vjeçare e tre vajzave dyshohet se ka gisht ne vrasjen e të bijave. Roula Pispirgou akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, por edhe dy vajzat e tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.
/abcnews.al/