Vazhdon vaksinimi, edhe të rinjtë mund të marrin Pfizer

schedule18:31 - 11 Gusht, 2021

schedule 18:31 - 11 Gusht, 2021

Nga Ema Shazivari

Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë rritjen e kërkesave të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Në Qendrën Shëndetësore 10 në Tiranë, paradite ka qytetarë në radhë për të marrë vaksinën. Prej orës 08:00 të mëngjesit ata qëndrojnë në oborrin e qendrës shëndetësore, të distancuar nga njëri-tjetri, në pritje të vaksinimit.

Edhe pse e ka kaluar Covid në gjendje të rëndë, kjo qytetare bëri dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

“Doja ta bëjë patjetër sepse edhe Delta po bën namin. Pfizer edhe për udhëtime më i sigurt, njihet,” thotë ajo.

Drejtoresha e QSH 10 Jonida Diko, thotë për ABC se që prej fillimit të muajit gusht, është rritur kërkesa e qytetarëve për tu vaksinuar. Edhe moshat e reja janë të interesuara për t’u vaksinuar. Disa prej tyre mund të marrin vaksinën  Pfizer.

“Ka një rritje të madhe të kërkesave kryesisht tek të rinjtë. Edhe ata përzgjedhin vaksinën Pfizer,” thekson ajo. /abcnews.al