Vazhdon trashëgimia Ronaldinho te Barcelona, djali i legjendës pranë kalimit të “blaugranat”

schedule20:49 - 12 Janar, 2023

schedule 20:49 - 12 Janar, 2023

Trashëgimia e legjendës Ronaldinho, te Barcelona duket se do të vazhdojë dhe këtë e siguron djali i tij, i cili mund të bëhet lojtar i “blaugranave”.

17-vjeçari Joao Mendes de Assis Moreira, i cili më parë ka ndërprerë kontratën me Cruzeiro, ndodhet në Barcelonë, ku po testohet në skuadrën e të rinjve katalanas.

Ndërkaq, mësohet se vendimin përfundimtar për djalin e Ronaldinhos do ta marrin trajnerët e të rinjve të Barçës. /i.m /abcnews.al