Evakuimi i civilëve në disa zona pranë Kiev po vazhdon me sukses për të pestën ditë radhazi, tha guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba, shkruan skynews
“Armëpushimi në rajonin tonë po vazhdon pa problem, ndonëse është shumë i kushtëzuar”, tha ai, duke shtuar se herë pas here mund të dëgjoheshin shpërthime në distancë.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereschuk tha se ekipet do të përpiqen të evakuonin civilët e bllokuar përmes 10 korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme. Ajo shtoi se këto korridore përfshijnë rrugë jashtë qyteteve pranë Kievit dhe rajonit lindor të Luhanskut.
Vereschuk tha gjithashtu se Ukraina do të përpiqet edhe një herë të dërgojë një autokolonë humanitare në Mariupol, që tashmë është rrethuar nga forcat ruse.
/abcnews.al