Teksa janë shumë pranë zyrtarizimit të anësorit francez, Ousmane Dembele, “gjigandët” e Ligue 1, PSG tashmë kërkojnë dhe shërbimet e një “bomberi” të talentuar, siç është portugezi i Benfica, Gonçalo Ramos.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, “parasienët” po përpiqen të bindin “shqiponjat” e Benfica, në mënyrë që të lejojnë transferimin e sulmuesit në formë huazimi me të drejt blerjeje për shifrën e 80 milionë eurove.
Fillimisht, kampionët portugezë dëshironin ta shisnin talentin e sulmit, në mënyrë të menjëhershme, por oferta e PSG duke e kënaqshme. Në krahun tjetër është raportuar se është arritur akordi mes lojtarit dhe klubit e tashmë pritet vetëm “drita jeshile” nga Presidenti i Benfica, Rui Costa. /i.m /abcnews.al