Qytetarë të shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdojnë të lëvizin edhe në ditën e fundit të vitit në dy anët e kufirit. Edhe pse me kapacitet të plote nga policitë kufitare respektive nuk kanë shmangur dot radhët në të 10 sportelet në hyrje dhe dalje. Më shumë se 11 mijë qytetarë e 3500 mjete kanë kaluar në pikën kufitare të Morinit, e cila që prej dy ditësh funksionon si një e vetme mes Shqipërisë dhe Kosovës. /abcnews.al
Vazhdon fluksi i automjeteve në dy anët e kufirit me Kosovën
schedule12:06 - 31 Dhjetor, 2018
schedule 12:06 - 31 Dhjetor, 2018