Vazhdojnë sulmet në Ukrainën lindore, forcat ushtarake: Rusia goditi infrastrukturën civile dhe ushtarake

schedule12:35 - 17 Maj, 2022

schedule 12:35 - 17 Maj, 2022

Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia po vazhdon ofensivën e saj në lindje të vendit, por  duke theksuar se trupat e saj kanë shënuar disa suksese në 24 orët e fundit, sipas BBC.

“Armiku ka përqëndruar përpjekjet e tij kryesore në Donetsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përditësim në Facebook këtë mëngjes.

“Forcat rusë goditën infrastrukturën civile dhe ushtarake në Zonën Operative Lindore dhe objektet industriale në Ukrainë.”

Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm tha gjithashtu se trupat e tij kishin arritur të zmbrapsnin 11 sulme ruse në Donetsk dhe Luhansk, duke goditur një avion rus Su-25 dhe një raketë Kalibr. Pesë tanke ruse, një sistem raketor anti-ajror Tor, gjashtë sisteme artilerie dhe 12 pjesë të pajisjeve të blinduara u shkatërruan gjithashtu, thuhet në raport.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!