Vazhdojnë sulmet në rajonin rus, Moska fajëson Ukrainën

schedule13:56 - 23 Maj, 2023

schedule 13:56 - 23 Maj, 2023

Një sërë fshatrash në rajonin e Bolgorod, në kufirin me Ukrainën kanë qënë në shënjestër të sulmeve të ashpra, me dronë, mortaja e artileri. Siç bëri të ditur guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov mes fshatrave të goditur ishin ato të Golovçino, Antonovka dhe Kozinka.

Sipas tij, ishte qëlluar kundër godinave të banimit dhe ishin hedhur lëndë shpërthyese nga një dron. Të paktën 12 civilë raportohet të janë plagosur, ndërsa janë dëmtuar rreth 30 shtëpi dhe 3 automjete.

Janë kryer evakuime në 9 qendra të banuara në rajon pas përleshjeve mes forcave ruse, dhe ato që Moska i quan sabotatorë ukrainas.

“Shumica e popullsisë është evakuuar nga territori. Situata është e tensionuar, vazhdon të jetë e tillë.

Nisëm një operacion kundër terrorizmit dhe shumë kufizime janë në fuqi”, shprehet guvernatori i Bolgorod Vyacheslav Gladkov.

Rusia ka akuzuar për sulmet ato që i quan sabotatorë ukrainas, por burime të inteligjencës në Kiev të cituara nga mediat në vend thonë se pas tyre qëndronin dy grupe te armatosura opozitare ruse, njëri prej të cilëve, i quajtur Legjioni rus i Lirisë, mori përgjegjësinë përmes një prononcimi në Twitter.

“Ne jemi rusë, ashtu si ju. Jemi njerëz si ju. Duam që fëmijët tanë të rriten në paqe dhe të jenë njerëz të lirë, në mënyrë që të udhëtojnë, të studiojnë dhe të jenë të lumtur ne vendin e tyre”, tha Gladkov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, theksoi në një deklaratë se militantët Ukrainës, siç i quajti, janë ende aktivë në rajonin e Bolgorod. Sulmin përtej kufirit ai e cilësoi si tejet shqetësues dhe tha se operacioni special në Ukrainë, synonte ndër të tjera edhe parandalimin e episodeve të ngjashme në të ardhmen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!