Vazhdojnë protestat në Kenosha , Wisconsin, të cilat shpërthyen menjëherë pas plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake nga policia, shkruan TGCOM24
29-vjeçari, i qëlluar në shpinë , është paralizuar pasi plumbat i dëmtuan shtyllën kurrizore. Gjithë skena u filmua nga një celular dhe videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale shkaktoi zemërim te populli amerikan.
Si pasojë e protestave 2 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën jashtë një stacioni karburanti. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë skenën e asaj që ndodhi përmes një videoje të xhiruar pak kohë para sulmit./abcnews.al