Vazhdojnë protestat në Kolumbi, përplasje midis protestuesve dhe policisë në Medelin

schedule15:23 - 20 Maj, 2021

schedule 15:23 - 20 Maj, 2021

Mijëra persona po protestojnë Kolumbi që nga 28 Prilli kundër praktikave të qeverisë së Ivan Duque. Përplasjet midis protestuesve dhe policisë  janë zhvendosur në qytetin e Medellin.  Rrugët janë mbushur me protestues në pritje të bisedimeve me qeverinë në javën e tretë të protestave për shkak të abuzimeve dhe vdekjeve të shumë civilëve.

Kolumbianët gjithashtu kanë mbushur rrugët në Bogota, në një protestë paqësore  duke bërë thirrje për më tepër mbështetje nga ana e policisë sidomos në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë dhe krizës që ka prekur vendin sidomos të rinjtë.

Protestat janë përhapur kudo në vend, si pasojë e qeverisë e cila refuzoi të dënonte abuzimet  nga ana e policisë pas demonstratave të dhunshme që shpërthyen në 28 Prill kundër Presidentit Ivan Duque./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!