Vazhdojnë protestat kundër masave anti-covid në Zelandën e Re, 120 të arrestuar

schedule15:47 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:47 - 12 Shkurt, 2022

Zelanda e Re është përfshirë nga protestat, duke shënuar kështu ditën e katërt radhazi që mijëra protestues kanë bllokuar rrugët e vendit kundër masave anti-covid. Protestuesit kanë bllokuar rrugër përreth parlamentit me kamionë dhe makina.

Policia arrestoi 120 persona teksa po përpiqeshin të largonin me forcë protestuesit. Ka një sërë shkaqesh dhe motivesh të ndryshme mes protestuesve, tha policia, duke shtuar se keqinformimi, veçanërisht në mediat sociale, është identifikuar si shkaku kryesor.

Një numër i vogël protestuesish u mblodhën në qytete të tjera si Nelson dhe Christchurch në shenjë solidariteti. Protestat e vazhdueshme kanë rritur presionin politik mbi Ardern, ku pavarësisht vlerësimit për menaxhimin e pandemisë gjatë dy viteve të fundit, kufizimet e rrepta kanë ndikuar në rënien e reputacionit të kryeministres.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!