Otava është në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa policia po përpiqet të frenojë turmat e shumta të protestuesve. Protestat filluan me 9 janar në Kanadanë perëndimore, pasi kamionistët protestuan kundër një rregulli që kërkon që ata të vaksinohen kundër Covid-19 për të kaluar kufirin SHBA-Kanada.
Protestuesit janë të zemëruar ndaj një serë masash anti-covid dhe ndaj qeverisë së kryeministrit Justin Trudeau. Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, policia ka shprehur shqetësimin për retorikën ekstremiste që vjen nga grupet e ekstremit të djathtë mes protestuesve.
Përveç abuzimeve racore dhe homofobike, disa kërcyen mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Memorialin Kombëtar të Luftës. Deri më tani janë arrestuar 20 persona dhe 80 persona po ndiqen penalisht.
Demonstratat janë përhapur edhe në qytete të tjera kanadeze, duke përfshirë Toronton dhe Vankuverin.
/abcnews.al