Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vazhdojnë protestat kundër dhunës së policisë në SHBA

schedule13:47 - 17 Prill, 2021

schedule 13:47 - 17 Prill, 2021

Në Mineapolis qindra manifestues u mblodhën jashtë stacionit të policisë të qendrës së Brooklyn, e cila ruhet nga shumë agjentë, që nga momenti kur ish polici Kim Poter i qëlloi për vdekje një 20 vjeçari afro amerikan pasi e kishte ndaluar për një kontroll rutinë.

 


Manifestuesit hodhën shishe kundër agjentëve dhe u përpoqën të prishin gardhin e sigurisë që rrethon ndërtesën. Ata u larguan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Dhe Chikago ka dozën e saj të zemërimit për vrasjen e një 13 vjecari hispanik nga një agjent policie. Në një video të publikuar, shihet agjenti Erik Stillmen i cili i qëllon djaloshit, sapo ai lëshoi pistoletën në tokë dhe u përpoq të ngrinte duart lart.

 

Pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të policit, shkaktoi indinjatë. Rreth një mijë persona u mblodhën në një park në zonën veri perëndimore të qytetit për të protestuar kundër dhunës së forcave të policisë dhe vrasjen e një fëmije nga ata që duhet të ruajnë rendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!