Vau i Dejës/ Dyshohet se u përplas me shkëmbin duke lundruar me Jet Ski, lëndohet 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura

schedule17:51 - 21 Korrik, 2024

schedule 17:51 - 21 Korrik, 2024

Një 54-vjeçar dhe dy vajzat e tij të mitura kanë mbetur të lënduar, pasi duke lundruar me Jet Ski janë përplasur me një shkëmb.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek. Sipas policisë, 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!