Një 34 vjeçar është vënë në pranga në Vaun e Dejës pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake.
Gjatë kontrolli fizik, 34 vjeçarit iu gjet edhe një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al